Lulzim Basha takim me Angela Merkel

0
348

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pritet të takohet me Kancelaren gjermane Angela Merkel vetëm pak orë pasi ajo ka marrë mandatin e ri të kryetares së CDU. Angela Merkel është rizgjedhur drejtuese e CDU edhe për një mandat tjetër me rreth 90 për qind të votave. Në kongres ka qenë edhe një delegacion i PD i drejtuar nga kryetari i saj Lulzim Basha. Lajmi për takimin bëhet i ditur nga deputeti i PD-së, Genc Pollo, i cili ndodhet bashke me Bashën në qytetin Essen ku u zhvillua kongresi i CDU.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here