Lunatikët është rubrika më e re e emisionit Ediell në TV Top Channel ku personazhe të rinj të panjohur për publikun janë të ftuar në rolin e opinionistit dhe analistit për situatat aktuale politike në vend. Një ndër lunatikët e spikatur për publikun i cili u pëlqye që në momentin e parë është edhe Ermal Vaka, djali 23 vjeçar me origjinë nga Mati me profesionin gazetar. Por mesa duket Vaka nuk ka rënë në sy vetëm për publikun e thjeshtë por edhe për politikën ku përmes një instastory që ai ka publikuar lihet të kuptohet që ai mund të ketë siguruar tashmë një ftesë për deputet.
Por kush është 23 vjeçari nga Mati i cili synon fushën e politikës?
Ermal Vaka me origjinë nga Mati jeton prej 20 vitesh në Tiranë, i diplomuar për shkenca komunikimi ai është bërë pjesë e mediave të ndryshme në 3 vitet e fundit si gazetar dhe moderator. Në Instagramin e tij mund të shohim edhe pasionin e tij për aktrimin ku ai ka marrë pjesë në projekte të ndryshme si seriali Lokomotiva etj. Angazhimi i të rinjve në politikë së fundmi po shihet si prioritet por mbetet për tu parë nëse 23 vjeçari do t’ia dalë të realizojë qëllimin e tij duke u bërë deputet.