Lunxhëri/Takim sensibilizues i punonjësve të policisë rrugore me nxënësit e shkollës Petro Poga

0
256

Në moton : ” Të gjithë bashkë në edukimin e brezit të ri për sigurinë rrugore”,punonjës të policisë rrugore Gjirokastër kanë zhvilluar një takim sensibilizues në Lunxhëri me nxënësit e shkollës 9-vjeçare Petro Poga.Punonjësit e policisë rrugore u shpjeguan nxënësve të kësaj shkolle,rëndësinë që ka kodi rrugor,rregullat e qarkullimit të cilat duhen respektuar.Së bashku diskutuan dhe dhanë ide se si mund të ndërgjegjësojnë pjesën tjetër të shoqërisë që të jenë përdorues shembullor.Nxënësit u njohën me mjetet që përdor policia rrugore për kryerjen e detyrave të tyre.Gjithashtu punonjësit kanë shpërndarë fletpalosje me sinjalistikën dhe rregullat e qarkullimit rrugor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here