Lushnje:Ndërron jetë nga Covid-19 një 59 vjeçar.

0
191

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se sot janë konfirmuar 44 raste të reja pozitive.

Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here