Macron :Duan të hyjnë në BE ata që kërkojnë azil në vendin tonë

Mijëra shqiptarë kërkojnë azil në Francë dhe nga ana tjetër duan të hyjnë në BE ,ka thënë Macron lidhur me hapjen e negociatave me Shqipërinë . “Dua të them, se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Evropën. Mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar, më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme. Kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, tha Macron. Shqiptarëve iu hoqën vizat gjashtëmujore me vlefshmëri totale qëndrimi 3 muaj, në dhjetor 2010. Deri në 2013 nuk pati eksod shqiptarësh. Pasi Rama fitoi zgjedhjet nisi një largim masiv në përmasa shqetësuese i qindra mijë shqiptarëve që vazhdon edhe sot .

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment