Makina përplas motorin në Divjakë, humb jetën 27 vjeçari

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, ku si pasojë ka humbur jetën një 27 vjeçar.
Policia bën me dije se një 46 vjeçar drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç.
I riu si pasojë e plagëve të marra nga përplasja ka humbur jetën.
Ndërkohë policia e Fierit si autor të ngjarjes ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip Benz, shtetasin me iniciale A. Sh., 46 vjeç.
“ Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari” , thuhet në njoftimin e policisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment