Makina përplaset me motorin, humb jetën i riu në Fier

0
151

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të hëne si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Roskovec.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suk të Roskovecit në Fier, ku një motor është përplasur me një makinë.
Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka humbur jetën A.H. 30 vjeç.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje .
Njoftimi i plotë”
Sot rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here