Makinat bëhen shoshë në aksin Fier-Levan

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fier-Levan, pranë qafës së Koshovicës. Dy automjete, një tip “Opel” me targa AA167IB është përplasur me një makinë tip “Pasat” me targa AA790KG.
Si pasojë e përplasjes, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulanca dhe policia, ndërsa po punohet për gjetjen e shkaqeve të aksidentit.
Një natë më parë, po në Levan, u regjistrua një tjetër aksident, ku nje automjet u përplas me një motoçikletë.
Për pasojë mbetui i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment