Mali i Zi kufizon hyrjet, shqiptarëve do t’u kërkohen dy teste

0
162

Mali i Zi përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën në listën e verdhe të rrezikshmërisë nga pandemia e Covid-19. Shtetasve te këtyre vendeve që duan të hyjnë në Mal të Zi do t’u kërkohet testi për Covid-19 sipas metodës PCR dhe gjithashtu ai serologjik, jo më i vjetër se 72 orë.
Testi me metodën PCR përcakton nëse virusi është aktiv, ndërsa ai serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus. Masa hyn në fuqi më 7 gusht. Në Mal të Zi, masat për të luftuar përhapjen e Covid-19-tës janë ende në fuqi, përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse, ruajtjen e distancës fizike dhe kufizimet për tubimet. Që nga fillimi i qershorit, 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit ndërsa numri total i të prekurve është 3480.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here