Mallakastër: Tentoi të vidhte, arrestohet

0
185

Tentoi të vidhte një sasi parash në një magazinë në Dukas, por u kap dhe u arrestua në flagrancë nga Policia. Shtetasi me inicialet N. A, 42-vjeç rezulton të jetë edhe autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në këtë zonë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, kanë parandaluar një tjetër tentativë për vjedhje, duke vënë në pranga shtetasin 42 vjeçar banues në Drenovë, Mallakastër. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur duke tentuar të vidhte një sasi parash në magazinën e shtetasit P. I, në fshatin Dukas, Mallakastër, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga kontrolli personal ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti edhe një armë të ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga veprimet hetimore, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në zonë dhe po punohet për dokumentimin ligjor të këtyre rasteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here