Malta legalizon kanabisin për përdorim personal

Malta është bërë vendi i parë i Bashkimit Evropian që legalizon kanabisin në shtëpi dhe për përdorim personal.

Deputetët miratuan një reformë ligjore të martën, duke lejuar qytetarët të kultivojnë dhe të zotërojnë sasi të kufizuara marihuane.

Sipas ligjit të ri, qytetarët e moshës 18 vjeç e lart do të lejohen të posedojnë deri në shtatë gramë kanabis dhe të kultivojnë deri në katër bimë kanabis në shtëpi.

Parlamenti i Maltës pritej gjerësisht të miratonte projektligjin, i cili është mbështetur nga kryeministri Robert Abela.

Por partia nacionaliste e opozitës ka kritikuar reformën, duke thënë se ajo do të “normalizojë dhe rrisë përdorimin e drogës” në vend.

Projektligji u miratua me shumicë votash në parlament dhe do të nënshkruhet në fuqi më vonë këtë javë nga presidenti i Maltës, George Vella.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment