Manastirliu bleu kite e respiratorët 8 herë më shtrenjtë se çmimi i tregut, SPAK heq dorë nga hetimin

Një hetim i Prokurorisë së Posaçme i cili zgjati disa muaj, nxori shkelje në dy tenderë të kryer nga Ministria e Shëndetësisë për kite dhe respirator.
Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, komisionet e ngritura nga QSUT, por edhe Ministria nuk kanë bërë një vlerësim të tregut, për përcaktimin e fondit limit, duke blerë respiratorë dhe kite në vlera disa-fish më të larta.
Por në vend të përfundit të hetimit, SPAK ka vendosur që të heqë dorë dhe ta delegojë dosjen në prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme. Sipas SPAK, dosja nuk mund të hetohet nga ata sepse në këtë skandal janë të përfshirë vetëm anëtarët e komisionit të ofertave dhe jo ministrja Ogerta Manastirliu.
Dhe për shkak të kompetencës kjo dosje i kalon Prokurorisë së Tiranës, e cila ka në dorë të marrë vendime të mëtejshme.
Por për çfarë bëhet fjalë?
Këto janë tenderët e parë të hapur nga institucionet e shëndetësisë për sigurimin e mjeteve mjekësore për përballimin e pandemisë.
Në dy tenderët, Komisionet kanë përcaktuar përkatësisht fondit limit, ne shumën 129.727.371 lekë (pa tvsh) për blerjen e një sasie prej 54 respiratorë, që iu korrespondon vlera prej 2. 402.338 lekë për një respirator.
Sipas Prokurorisë fondi është përcaktuar pa studim të tregut, por duke bërë një mesatare të ofertave të bëra nga kompanitë.
Ndërkohë, fondi limit për lotin nr.1, në shumën 422 800 Iekë (pa tvsh) për blerjen e 12 njësive me 100 teste secila prej tyre, që i korrespondon një vlere 352 lekë për 1 test. Për lotin nr.2 komisioni ka përcaktuar vlerën e fondit limit në shumën 9.433.333 lekë (pa tvsh) për blerjen e 20 njësive me 50 teste secila prej tyre, që i korrespondon një vlere 9.433 lekë për 1 test.
Nga vlerësimi i prokurorisë, vlera e blerjes së këtyre kiteve shkon në deri 8 herë më e lart se vlera e tregut. Edhe në këtë rast, Prokuroria ka vlerësuar se Komisioni ka përcaktuar fondin limit në bazë të ofertave të bëra nga kompanitë dhe jo nga studimi i tregut.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment