Manastirliu ne medyshje: Edhe mund te kete ardhur varianti Delta Covid ne Shqiperi

0
142

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se kemi sinjale që varianti Delta i Covid të ketë mbërritur në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se ka sinjale të pazakonta nga analizat e kryera në ISHP, për prezencën e variantit Delta në Shqipëri.

Manastirliu u shpreh nga qendra shëndetësore e Saukut, se vaksinimi do të vijojë me intensitet gjatë verës dhe foli për kalendarin e mbërritjes së vaksinave anticovid në vend.

“Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri”, tha Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here