Manastirliu: Shqipëria do të vendosë “green pass” për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera

Shqipëria do të vendosë “green pass” për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera. Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ajo u thirr për interpelancë nga deputeti demokrat Tritan Shehu për situatën me Covid-19. Ministrja u shpreh se sikurse po ndodh në vendet e tjera të Europës dhe në Shqipëri do të vendoset “green pass”.

Pas vendosjes së “green pass”, qytetarët duhet të kenë certifikatën e vaksinimi në të kundërt nuk mund të hyjnë në lokale apo dhe vende ku marrin shërbime të tjera.

“Duhet të kuptojmë edhe situatën që është në Europë, e kanë ato ‘green pass! E kanë! Do ta vëmë edhe ne ‘green pass’ në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit”, tha ministrja.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment