Marifete nga bunkeri? Dështim i plotë? A po duan tju mbajnë në kontroll?

0
153

Nga Kastriot Islami

Në fillim të ndjekjes së pandemisë, nga data 10 mars 2020 kur shifra e të infektuarve nga Sars-Cov-2 ishte 10, deri në datën 31 mars 2020, u gjetën të infektuar gjithsej 243 individë, pra u shënuan kështu për 22 ditë gjithsej 233 të infektuar, me një mesatare ditore prej 10,6 individë në një ditë… Ndërkohë gjatë kësaj periudhe u shëruan 52 individë, me rreth 2,4 të shëruar në ditë.. Dhe vdiqën 13 individë…

Në fazën e dytë, kur “ngujimi” nëpër shtëpi ishte maksimal se mendohej që virusi ishte në kulmin e tij, nga 1 prill deri në 30 prill 2020, në Shqipëri kanë rezultuar të infektuar për një periudhë 30-ditore gjithsej 514 individë, pra me një mesatare ditore prej 17,1 individë në një ditë… Ndërkohë që janë shëruar gjatë kësaj periudhe 403 individë dhe kanë vdekur vetëm 16 vetë…

Faza më e “tmerrshme” po rezulton kjo e ditëve të fundit të javës së dytë të qershorit 2020. Brenda 7 ditëve, nga data 10 maj deri më sot 16 maj 2020, shifra e të infektuarve është 331, me një mesatare ditore prej 47,3 individësh në një ditë… Janë shëruar gjatë 7 ditëve vetëm 84, pra rreth 12 të shëruar në një ditë???? Dhe gjatë kësaj periudhe kanë vdekur fatmirësisht vetëm 3 vetë…??? Ndërkohë që prej datës 1 maj deri në 5 qershor 2020, pra gjatë 36 ditëve, fatmirësisht vdiq vetëm 1 individ…!!!

Bëhet pyetja: Mos vallë shifrat “e çuditshme” janë rezultat i marifeteve të “kompetentit” me statistikat …???

Le të pranojmë se “shifrat” janë të sakta…?! Një supozim pothuajse i vështirë…!

Atëherë ngrihet pyetja tjetër logjike: Mos vallë Qeveria Rama ka dështuar plotësisht??

Nëse ka një shpjegim të tretë, bujrum jepeni me transparencë!

Qeveria Rama e ka shpjegimin e saj: Fajin e ka opozita se nuk zbaton rregullat e qeverisë, prandaj nuk do të lejohen grumbullimet politike, madje do të futet në lojë policia për të përdorur forcën e saj kundër opozitës e kundërshtarëve… Ndonëse vetë kryeministria thuhet se ka pranuar që COVID-19 e paska pushtuar edhe selinë zyrtare të “kompetentit”…

Një gjë është e sigurtë: Rama po e keqpërdor këtë situatë për të forcuar pushtetin e tij personal…duke vazhduar të vjedhë buxhetin e pronat, duke falimentuar bizneset e rënduar gjëndjen ekonomike të familjeve dhe duke kërcënuar opozitën e dhunuar të drejtat themelore të qytetarëve…!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here