Marrëveshja e parë/ Agron Duka kandidon në Durrës në listat e PD

0
180

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshjen e parë me partitë aleate në opozitë për zgjedhjet e 25 prillit.
Burime nga PD, kanë konfirmuar se sot është arritur në parim marrëveshja me Partinë Agrare Ambientaliste, mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe atij të PAA, Agron Duka.
Burimet kanë konfirmuar se Agron Duka do të jetë pjesë e listave të PD-së në qarkun e Durrësit.
Duka pritet të jetë në një zonë të sigurtë të daljes si deputet.
Pak ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha ka emëruar edhe të dërguarin e tij politik në Durrës, Edi Paloka.
Burimet në PD thanë se brenda pak ditësh do të përfundojnë edhe marrëveshje me aleatët e tjerë në opozitë duke vendosur përfundimisht edhe mënyrën se si opozita do të paraqitet në zgjedhjet e 25 prillit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here