Martesat në moshë të vogël ,fenomeni i përhapur edhe në Shqipëri

0
178

Raportet e organizatës ndërkombëtare për fëmijë , “Save the Children”, tregojnë se nëse shikohet nga aspekti global, çdo 7 sekonda martohet një vajzë nën moshën 15-vjeçare.

Studimi nxjerr në pah se ka edhe vajza 10-vjeçare që detyrohen të martohen me burra shumë më të vjetër në vendet si Afganistani, Jemeni, India dhe Somalia.

Edhe në Shqipëri martesa të hershme ndodhin së fundmi shpesh,por më shumë në komunitetet rom, ashkali e egjiptian, por nuk përjashtohen edhe komunitetet tjera.

Pasojat e martesave të hershme janë të mëdha dhe sjellin rrezikshmëri të lartë në shëndet, lindje të fëmijëve në moshë të re, braktisje të shkollimit dhe punësimi pothuajse nuk ndodh asnjëherë te këto gra. Shumica prej tyre martohen me dëshirë, por ka edhe prej tyre që detyrohen të martohen nga prindërit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here