Masaker ne Decan, sulmohet me arme zjarri autobuzi me nxenes

Mediat Kosovare bëjnë me dije se katër persona kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri drejt një autobusi me nxënës.

Sipas mediave të Kosovës, kanë mbetur të vdekur katër persona, shoferi i autobusit dhe tre nxënës. Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

“Dyshohet se ka te shtena me arme zjarri ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment