Masakër në pyjet e Zagories, Liza Mandi i vë flakën qindra ha pyje për interesa personale, reagon Shoqata Zagoria

Banorët e krahinës së Zagorisë denoncojnë krimin mjedisor në zonën e tyre.

Prerja pa kriter e drurëve në pyjet e Zagorisë, ka vënë në alarm Shoqatën Zagoria e cila ka kërkuar sensibilizimin e situatës, përmes medias Jugunews.net.

Drejtues të kësaj shoqate, sqarojnë për Jugunews.net se një vit më parë Bashkia e Libohovës kishte lidhur një kontratë me një kompani më qëllim furnizimin me dru zjarri, institucionet arsimore dhe ato publike në territorin e Bashkisë së Libohovës. Parcela që shfrytëzohet për dru zjarri, ndodhet në krahinën e Zagories. Vitin e kaluar kompania që merrej me shfrytëzimin e drurëve në pyjet e zonës, tejkaloi sipërfaqen por edhe sasinë e përcaktuar në kontratë. Madje situata degjeneroi edhe me tej deri sa firma tregtoi drutë e zjarrit në qytetin e Gjirokastrës por edhe më tej.

Për këtë veprim, nuk u penalizua askush vecse natyrës së virgjër të Zagories.

Këtë vit Bashkia e Libohovës ka zgjatur kontratën me të njëjtën kompani duke i caktuar një tjetër parcelë për të prerë dru. Kjo parcelë, është prerë njëherë abuzivisht nga një tjetër firmë 11 vjet më parë kur Zagoria drejtohej nga socialistët.

Sipas legjislacionit shqiptar, një pyll mund të riprtëritet sërish pas 25 vitesh. Ndërkohë këto ditë, firma me pretekstin se po transporton drutë e prera vitin e kaluar, ka filluar sërish masakrën pyjore në parcelën e vitit të kaluar.

Shoqata Zagoria, denoncon këtë krim mjedisor që po i bëhet pyjeve të Zagories. Ne nuk do lejojmë që pyjet e Zagories të bien pre e interesave të dikujt që nuk ka lidhje fare me këtë krahinë, por i mbrojtur nga mburoja e një kontrate, të shkatërrojë natyrën për përfitime dhe interesa personale-shprehen drejtues të shoqatës.

Qëllimi i banorëve të Zagories dhe shoqatës Zagoria, është mbrojtja e natyrës dhe pyjeve të Zagories-pohojnë për Jugunews.net drejtues të Shoqatës Zagoria.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment