Masakra e pyjeve në Zagorie, reagon kreu i Shoqatës “Zagoria”, fillojmë protestat nëse nuk ndalet masakra

0
168

Nga Andon Pango, kryetar i Shoqatës Zagoria

Me ndarjen e re administrative, ne vitin 2015, ish Komuna e Zagories kaloi si Njesi Administrative nen administrimin e Bashkise Libohove. Ne vjeshten e vitit te kaluar, Bashkia Libohove, nenshkroi nje kontrate me nje firme nga Gjirokastra per te bere furnizimin me dru zjarri te institucioneve publike, te cilat ndodhen ne teritorin e kesaj bashkie. Keto institucione shteterore jane shkolla, zyra te administrates etj. Per kete qellim, bashkia i caktoi firmes nje parcele ku duhet te priste drute e zjarrit. Kjo parcele ndodhet ne territorin e Njesise Administrative Zagorie. Pas nenshkrimit te kontrates, ne Nentorin e vitit te kaluar, firma filloi prerjen e druve ne percelen e percaktuar nga bashkia, por pasi beri prerjen e parceles ne fjale, firma preu edhe nje parcele tjeter per te cilen nuk kishte leje. Kjo me justifikimin se nuk dinin kufirin midis parcelave dhe per kete veprim nuk u penalizua askush. Nderkohe kete vit, Bashkia Libohove, ka lidhur nje kontrate te re, si ajo e vitit te kaluar, perseri me te njejten kompani e cila preu dru vitin e kaluar ne dy parcelat e lartepermebdura. Ne kontraten e re, bashkia i ka caktuar firmes nje parcele te re e cila ndodhet serish ne teritorin e Njesise Administrative Zagorie. Sa per informacion, kjo parcele eshte prere njehere ne menyre abuzive nga nje kompani ne vitin 2006 dhe nuk ka mbushur ende 25 vite nga prerja e fundit pe t’ju bere nje riprerje tjeter ketij pylli, sic e parashikon edhe ligji shqiptar. Aktualisht, firma e cila ka lidhur kontraten me bashkine, vazhdon ende te presi dru ne dy parcelat e vitit te kaluar. Referuar ligjit te moratoriumit te pyjeve, Ligji Nr. 5/2016 si dhe vendimit te keshillit te ministrave Nr. 438 date 8.6.2016 , Bashkia Libohove eshte ne shkelje pasi pyjet ne Zagorie nuk jane pyje te degraduar qe te kene nevoje per rigjenerim. Gjithashtu me vendim te Keshillit te ish Komunes Zagori por edhe me vendim te keshillit te qarkut te Gjirokastres, Zagoria ka kaluar ne zone e mbrojtur rajonale dhe per kete arsye prerja e pyjeve ne kete zone eshte e ndaluar. Shoqata Zagiria ju informon se mbrojtja e pyjeve te Zagories, perpara se ajo te kalonte nen administrimin e Bashkise Libohove, eshte bere ne nje menyre korrekte nga Komuna, nga kryepleqte e fshatrave si dhe banoret e zones prej dekadash. Gje e cila ka bere qe sot krahina e Zagories, te kete nje natyre te mrekullueshme dhe te virgjer. Synimi i banoreve te Zagories eshte mbrojtja e natyres dhe kthimi i saj ne te ardhmen ne nje zone turistike per turistet vendas dhe te huaj. Per dike natyra mund te mos jete asgje por per banoret e zagories natyra eshte gjithcka, eshte vete jeta, eshte ajri qe thishim cdo dite. Per gjithcka permendem deri tani, ne Shoqata Zagoria me kerkese te banoreve te zones por edhe me gjere I bejme thirrje Bashkise Libohove dhe perfaqesuesve ligjzbatuese pergjegjese ne vend, qe te marrin te gjitha masat per nderprerjen e te gjithave kontratave qe synojne prerjen ne mase te pyjeve ne krahinen e Zagories. Per vite me radhe banoret e zagories, por edhe institucionet shteterore qe jane ne kete zone, kane perdorur dhe perdorin dru per ngrohje ne stinen e dimrit, por efekti ne natyre nga prerja e pemeve per nevoja vetiake te zones, ka qene I pa perfillshem. Kjo per shkak te sasise se vogel te druve qe konsumohen ne zone si dhe per shkak te prerjes se kontrolluar te numrit te pemeve. Perse ne keto dy vitet e fundit me pyjet e Zagories duhet te mbulohet konsumi i te gjitha institucioneve te bashkise? Ku i kane gjetur drute deri para dy vitesh keto per keto institucione te cilat ndodhen jashte teritorit te Zagories? Pergjigjia eshte e qarte, drute te cilat priten ne Zagorie me pretekstin e furnizimit me dru te bashkise, nje pjese e konsiderueshme e tyre, dalin ne treg duke u shitur ne Gjirokaster e me gjere. Nese prerja e pyjeve ne Zagorie do te vazhdoje, ne do ti drejtohemi gjykates si dhe do organizojme protesta me banoret ne zone.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here