‘Masat anti-Covid’/ Ja si do zhvillohet mësimi në klasa, nga mbajtja e maskave tek distanca mes nxënësve

0
161

Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik kanë piublikuar protokollin për masat anti-Covid në strukturat arsimore parauniversitare për vitin e ri shkollor 2020-2021.

Sipas protokollit, edhe ky vit shkollor do të jetë i ndikuar nga situata e shkaktuar prej pandemisë së koronavirusit dhe mësuesit, nxënësit, stafet janë të detyruar të zbatojnë disa masa.

Në udhëzim thuhet se nxënësit duhet të hyjnë në shkollë pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi jo më pak se 1.5 metra.

Ndërkohë që për nxënësit që kanë simptoma të ngjashme me Covid apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, duhet të njoftohet mësuesi kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.

Justifikimi i mungesës bëhet vetem nga mjeku i familjes.

Pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo mësuesit duhet të mbajnë maskën përgjatë gjithë kohës brenda në klasë.

Nxënësve të ciklit të ulet 9-vjeçar, u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.

Kurse nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe të mesëm, duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendeshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkolles.

I. KUJDESI PËR NXËNËSIN

Hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës

• Orari për hyrjen e nxënësve në shkolle rregullohet sipas një grafiku, hartuar nga drejtoria e shkollës dhe nën monitorimin e mësuesve të kujdestarisë ditore/javore.

• Nxënësit paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikmëri orarin e komunikuar nga mesuesi kujdestar i tyre..

• Nxënësit hyjnë në shkollë pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi jo më pak se 1.5 metra.

• Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njofton mësuesin kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.

Justifikimi i mungesës bëhet vetem nga mjeku i familjes.

• Personi përgjegjës i stafit të shkollës, i caktuar nga drejtori: duhet të kryej vlerësimin për nxënës si më poshtë vijon:

Matje të temperatures me termometër dixhital;

Sprucim me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë në duar

Duhet të kontrollohen të gjithë nxënësit sipas grupmoshave, qe te jene u pajisur me maskë me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maske) te cilat duhet labe në 60 gradë dhe të hekurosen, si dhe shami letre per higjenën e hundeve

Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në

Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku kryhet procesi mésimor, rekomandohet të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre.

Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkolles. Dalja nga ambientet e shkollës do te behet sipas rregullave duke ruajtur distancinin social dhe fizik si me lart (jo më pak se 15 metra), nën mbikqyrjen e mesuesve kujdesur dhe të punonjësve të tjerë të shkollës. Drejtimi i vendosjes se femijeve vetem ne nje kah apo nje drejtim, njëri pas tjetrit.

Qëndrimi dhe mësimi në klasa

. Gjatë procesit mësimor, mesuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 1.5 metra dhe mban në mënyrë të detyrueshme maskën përgjatë gjithë kohës, pavarësisht statusit të vaksinimit të tij.

. Brenda klases, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.

• Nèse transporti i nxenesve kryet me mjetet të transportit të dedikuara ose publik, duhet te mbahet maska gjate gjithë kohës se transportit (vajtje-ardhje) dhe këto mjete duhet t’i nënshtrohen rigorozisht udhëzuesit për transportin

• Nxënësve të ciklit të ulet 9-vjeçar, u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.

•Nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe të mesëm, duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendeshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkolles.

• Mesuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maske dhe t’i mbajnë rregullisht ato (sipas specifikimit të grupmoshave).

• Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa jate oreve te mesimit përveç rasteve kur i duhet të përdorin tualetet. Në këtë rast nxenesi duhet te shoqerohet

• Kur është e mundur, praktikohet měsimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.

• Nuk lejohet ushqimi në klasë

• Per nxenesit të cilët kanë sëmundje kronike apo patologji të tjera, sipas rekomandimeve dhe ndjekjes së protokollit nga mjekët kliniciste, mund të mbajnë maskë gjate gjithe kohes ne klase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here