Masat anti-Covid/ Policia arkëton rreth 22 milionë lekë në 24 orë

0
196

Policia e Shtetit shton gjobat ndaj qytetarëve që nuk mbajnë maskën në ambjente të hapura dhe nuk respektojnë orën policore 22:00 – 06:00.
Në 24 orët e fundit janë gjobitur me 3 mijë lekë të rinj 729 qytetarë, ndërsa janë shoqëruar në komisariate 7 të tjerë që nuk kanë pranuar ti tregojnë policisë mjetin e identifikimit.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 729 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”, njofton Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here