Masat anti-COVID/ Rama: Gjobat janë të ulëta, duhet të jenë më të larta

0
123

Teksa prezantoi programin “Deputetët që duam”, kryeministri Edi Rama ka folur dhe për maskat apo gjobat në raste shkeljesh.
Kryeministri theksoi se çdo qytetarë duhet të mbajë maskën në çdo ambient .
Përsa i përketë gjobave, Rama tha se në Shqipëri ato janë shumë të ulëta, duke theksuar se ato duhet të jenë më të larta në mënyrë që të ndërgjegjësohen qytetarët.
Pyetje: Që kur ka filluar pandemia, njerëzit janë ndarë në dy kategori, ata që i kanë zbatuar rregullat, dhe ata që i kanë thyer rregullat. Këtyre të fundit i janë kthyer. Sot i keni kthyer gjobat. Çfarë do i thoni atyre që besojnë se ju përsëri nesër do i falni gjobat?
Rama: Kjo jetë është zgjedhje, dhe kur zgjedhim të respektojmë ligjet dhe rregullat nuk i bëjmë me frikën që do vejë më keq. Unë nuk i shkel se dua t’i shkel, por meqë do më kapin s’po i shkel. Kush i respekton rregullat mbron veten e tij dhe familjen. Kush respekton rregullat nuk ka nevojë t’i ngushëllojmë se meqë nuk more gjobë tani s’do të falet. Njerëzit bëjnë zgjedhje, dhe nuk bëjnë që ai që bën zgjedhjen e duhur të ndihet keq. Kush gabon paguan, por ka dhe raste që kush gabon nuk paguan. Kjo është një betejë e komplikuar. Është një luftë e gjatë dhe e vështirë, që duhet ta përballojmë të gjithë bashkë. Për hir të vërtetës, sjellja e shumicës së shqiptarëve ka qenë mbreslënëse. Mbajtja e maskave sot është 99% me një sy të parë. Ndërkohë gjobat që janë vënë janë amnistuar në një moment të caktuar për të dhënë mesazhin që këtu nuk është çështja e frikës apo e ndonjë dëshire që ne të fusim duart në arkën e ndonjë familje, dhe të marrim lekë nga gjobat. Këtu çështja është që të kuptojnë të gjithë që së bashku duhet të kontribuojmë. Për sa i përket gjobave tani për maskën, nuk është ky qëllimi, ju e dini që unë me gjobën kam raport strikt. Për mua në Shqipëri gjobat janë shumë të ulëta, dhe mendoj se duhet të jenë shumë të larta, sepse nuk është taksë, është një gjë që ti ke në dorë të mos e bësh. Besoj se dhe kjo që ndodh sot është rezultat i efektit që kanë bërë dhe gjobat e vëna, dhe pse ne kemi zgjedhur të jemi tolerant me njerëzit. Unë sot që e kam mbajtur këtë maskë gjithë kohën nuk jam ndjerë aq mirë sa ditët më përpara, por derisa të mësohem. Të gjithë duhet të mësohemi me këto ndryshime. Për gjobat nuk duhet të niset gjithsecili me hajd se do ma falin. Kam përshtypjen që këto (maskat) do i mbajmë për një kohë të gjatë, se kemi dimrin përpara. Nuk duhet ta refuzojmë maskën, apo dhe ta vëmë me idenë që do marrim gjobë po s’e vumë, por ta vëmë për t’u mbrojtur. Unë e kam mbajtur sot maskën gjithë ditën, se policia mund të më ndalojë, të hapi derën dhe të më pyesi ke maskë apo jo?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here