Masat anticovid/ Lokali i ndalon hyrjen Merkelit

Një pub ikonik gjerman i quajtur ‘Ständige Vertretung’ i ka ndaluar hyrjen kancelares gjermane Angela Merkel dhe disa zyrtarëve të tjerë pas vendimit të tyre për ta vendosur vendin këtë muaj në izolim të pjesshëm.
Për të frenuar shpërthimin e sëmundje në Gjermani, Merkel urdhëroi mbylljen e një sërë aktivitetesh, e për këtë dy pronarët e pub-it, Jorn Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger bënë një postim në Facebook i cili më vonë u fshi, ku shkruanin “ se shumë politikanë e frekuentojnë këtë lokal, dhe pikërisht disa prej tyre vendosën ta mbyllnin punë e bizneseve përsëri.
“Në po i shtojmë ata politikanë mënjehërë në listën tonë të zezë”, thuhej aty ndërsa shtonin se nuk do të jenë të lumtur ti shërbejnë kancelares Merkel, Ministrit të Financave Olaf Scholz, kryeministrit bavarez, Markus Soder dhe kryerbashkiakut të Berlinit, Michael Müuler. ‘Standige Vertretung’ u krijua në 1997 dhe sot është një nga pub-et më të preferuar. Gjermania vendosi ti ashpërsojë sërish masat kundër koronavirusit cka ngjalli zemërim mes popullatës. Ndonëse ekonomia më e madhe e Europës u përball relativisht mirë me valën e parë të sëmundjes, numrat janë rritur me shpejtësi javët e fundit, ashtu si edhe në pjesën tjetër të kontinentit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment