Mashtrim i turpshëm i amplifikuar tek TVGJ/LSI

0
393

Kaq shumë i shërben TV publik Gjirokastra Bashkisë dhe kryetares Rami, aq sa dje ka kapërcyer edhe pritshmëritë e një propagande ekstreme. Edicioni i lajmeve fillonte me Zamira Ramin dhe “punët” e mbara të saj për përballimin e situatës, vazhdonte me Sokol Dervishajn ministrin e partisë së Ramit dhe qershia mbi tortë improvizimi i turpshëm i një rasti “emergjent” ku vetëm kamera e TVGJ u ndodh “rastësisht” në ngjarjen që ndodhi. Zjarrëfikësit e Gjirokastrës nën kontrollin e Ramit dhe dy infermierë të Spitalit nën kontrollin e kryetarit lokal të partisë së Ramit, janë gjendur në kalldrëmin pranë godinës së TVGJ dhe aty ku ka ndodhur “hataja” me një qytetar që i’u dha ndihma emergjente sa hap e mbyll sytë nga zjarrëfikësit dhe infermierët e spitalit. Realisht “viktimë”, ka qenë një efektiv zjarrëfikës i shtrirë në barrelë i mbuluar me batanije i cili aktroi të lënduarin. Ky “show” pervers i ideuar nga Rami dhe zbatuar nga kopja e saj në TVGJ, u filmua direkt nga kameramani i TVGJ dhe askush tjetër ku u paraqit si sukses dhe rast i pastër në asistencën që jep Bashkia dhe agjencitë që varen nga ajo, karshi popullsisë në ditët e “kiametit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here