“Mbartësit e heshtur” po ndihmojnë në përhapjen e CoronaVirusit

0
188

Nga Stephanie M Lie/

Buzz Feed News Reporter

Temperaturë, kollë, lodhje, deri tani këto janë shenjat e Covid-19. Por, a mund të jetë duke u përhapur pa dashur nga personat pa simptoma të dukshme.

Në fillim të këtij viti, kur virusi sapo kishte filluar të përhapej jashtë Kinës, Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi se transmetimi përmes personave asimptomatikë ishte e rrallë, bazuar në informacionin deri në atë periudhë. Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive deklaroi se “në gjithë historinë e sëmundjeve respiratore, transmetimi pa simptoma nuk ka qenë kurrë burim i përhapjes masive”.

Këto deklarata u bazuan në të dhënat e hershme nga Kina. Disa muaj më pas, ndërsa sëmundja ka prekur më tepër se 1 milion njerëz në mbarë botën dhe u ka marrë jetën më shumë se 51000 vetëve, shkencëtarët kanë më tepër informacion se si virusi përhapet. Një numër i madh të dhënash sugjerojnë se ka një numër të lartë të personave të infektuar që nuk kanë asnjë simptomë, por mund të transmetojnë virusin. Duke qenë se nuk mund ta kuptojnë nëse janë të prekur nga virusi, mund të marrin më pak masa mbrojtëse. Ende nuk dihet rrezikshmëria e përhapjes në këtë formë, por mendohet deri në 25 %.

Ja çfarë duhet të dimë për mbartësit e heshtur.

Fillimisht, duhet të dallojmë diferencën mes personave pa simptoma dhe atyre që ende nuk kanë zhvilluar simptomat. Personat pa simptoma mund ta kalojnë virusin tërësisht pa ndjerë asgjë. Shkencëtarët po përpiqen të identifikojnë këto raste për të ndjekur dhe përhapjen e COVID-19.

 Mbartësit e heshtur vlerësohen nga 18% deri në 30%  të të gjithë infektimeve. Kjo ishte dhe një nga arsyet kryesore pse të dhënat e infektimeve jashtë Kinës ishte e paqartë fillimisht. Dhe në Kinë rastet pa simptoma u nisën me 1.2% fillimisht për t’u zbuluar se numri ishte tepër më i lartë se kaq.

Problem kryesor nuk qëndron te simptomat e dukshme ose jo, por në faktin që nuk mund të jemi kurrë mjaftueshëm të sigurtë me numrin e pakët të testimeve që po kryhen. Kjo vlen jo vetëm për SHBA , por dhe për vendin tone. Ekzistojnë dyshime se rastet e patestuara janë ato që po e rrisin rrezikun e kësaj pandemie. Por, nuk mund të kemi një shifër të qartë pa një përmirësim të sistemeve shëndetësore dhe rritjes së testimeve. Sipas mjekëve, zgjedhja më e përshtatshme do të ishte kryerja e analizave të gjakut për të gjithë për të zbuluar nëse personi ka qenë i prekur ose jo.

Ekziston një mundësi e lartë që personat pa simptoma të dukshme janë ata që po e përhapin më tej virusin. Prandaj, të gjithë mjekët dhe shkencëtarët bien dakord në një pikë: të qëndrohet në shtëpi dhe në rast dalje të mbahet maskë. Gjithashtu, është e rëndësishme të praktikohet distancimi social duke qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit dhe duke shmangur vendet e populluara. Për të shmangur tragjeditë më të mëdha, të paktën 30 shtete kanë mbyllur bizneset, parqet, zyrat dhe shkollat.

Deri në momentin që virusi të jetë nën kontroll, nuk mund ta dimë me siguri rolin e rasteve të patestuara për avancimin e mëtejshëm të virusit.

Bazuar: https://www.buzzfeednews.com/article/stephaniemlee/coronavirus-asymptomatic-silent-carrier-spread-contagious

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here