Mbi TEATRIN dhe per TEATRIN…

Nga Zef Preci                                                                                                                Mbas shfaqjes tragji-komike te votimit te mbremshem ne Kuvendin e Shqiperise, e vetmja fraze pergjithesuese qe me vjen ne mend eshte: (Anglisht): “It’s not the beauty, it’s all about the booty”. Kjo fraze ne Shqip do te tingellonte keshtu: “Nuk është bukuria, është e gjitha për prene (gjene e vjedhur)”. E pra, per shumicen e shqiptareve mbreme u be e qarte se bukuria e teatrit nuk shqeteson askend, e aq me pak ata qe dijne vetem te numerojne e peshojne parate qe i grabisin dite e nate ketij populli fatkeq, se shumica e tyre nuk kane ndjekur kurre nje shfaqje teatrale. Por problemi i vertet i shumices votuese ishte dhe mbetet trualli nen teatrin aktual dhe perreth tij si pjese e ansamblit te shpjeguar aq mjeshterisht nga Aurel Plasari, grabitja me cdo kusht e tij pa projekt, pa tender, pa transparence, falas si dhurate e monarkut, maskuar me sofizma te neverishme per filantropi me para droge, duke u shnderruar edhe ne deputete te llojit “kale te Kaligules”… E kjo po ndodh kur mungon gjykata kushtetuese dhe vendi eshte vacuum kushtetues shqetesues per cdo shoqeri post-diktatoriale kudo ne bote. Nje arrogance e cuditshme qe do t’i kushtoje shume vendit dhe procesit te integrimit Europian e tij. Mbas kesaj Shqiperia behet nje vend edhe me me pajetueshem, nje vend me me pak shprese, sidomos per rinine, per femjet tane. Ne emer te kujt dhe perse? Thjesht dhe vetem ne emer te zgjatjes se sundimit per llogari te oligarkeve qe po i marrin frymen konkurrences ne tregje, qe po thithin cdo pike te gjakut, mundit dhe djerses se qytetareve ne nje vend qe po i largohet perdite e me teper endrres demokratike per nje jete me te mire te tridhjete viteve me pare… E ne fund te fundit, ku ndryshem votimi me 75 vota mbreme nga votimi me 250 ne vitin 1987? Arroganca e mbremshme tregon se refuzimi nga Europa nuk ishte i rastesishem dhe Europa nuk besoj se do te nderroje mendje kollaj per klasen tone politike drejtuese te vendit… Rreziku i krizave te reja po shfaqet ne horizontin politik te vendit… Deri kur keshtu ma?

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment