Mbledhja e Kryesisë, shkarkohen 11 kryetarë të degëve të PD, midis tyre edhe i Gjirokastrës

0
132

Pasditen e së shtunës në Selinë Blu është mbledhur Kryesia e Partisë. Në këtë mbledhje mësohet se është propozuar që të shkarkohen 11 kryetarë degësh në PD dhe në vend të tyre të komandohen 11 kryetarë të rinj.

Më konkretisht është kërkuar që të shkarkohen kryetarët e degëve Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Propozimi për rendin e sotëm të ditës;

1. Hapi i parë që duhet hedhur është thirrja e Këshillit Kombëtar nesër. Parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit Kombëtar për çështje si: kursit të ndjekur nga PD për vlerat pro perëndimore pro NATO dhe SHBA dhe qëndrimi ndaj disa anëtareve të saj për shkeljen e statutit.
2. Marrja e disa masave disiplinore që janë në tagrin e tij.
3. Qendrim politik nga kryesia.
4. Marrja e masave që janë në tagrin e kryesisë.

Basha ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbledhë Këshillin Kombëtar, ku pritet të merren të tjera vendime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here