Mbylle gojën se do hash edhe ti një plumb/ Zbulohen detaje nga krimi që tronditi Himarën

0
133

Kliti Leka tashmë është autori i pranuar i krimit të sotëm në Himarë, ku qëlloi për vdekje biznesmenin Niko Goro dhe la të plagosur motrën e tij, në derën e supermarketit të kësaj të fundit.
Menjëherë pasi ka kryer krimi, Leka është ndeshur fillimisht me motrën e viktimës që ka vënë kujën për humbjen e vëllait.
Ndërkohë jashtë ka dalë edhe pastruesja e marketit. Midis tyre mësohet se ka pasur një debat të shkurtër, ku kjo e fundit I është drejtuar autorit me fjalët “Çfarë bëre, i vrave”?
Ndërkohë, 53-vjeçari Leka i është kthyer me fjalët thënë “Mbylle gojën se do hash edhe ti një plumb”!
Menjëherë pas këtij debati, Kliti Leka është larguar me automjetin e tij. Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që më pas kanë bërë identifikimin dhe arrestimin nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here