Mbyllja e kufijve, procedohen 10 persona, kaluan ilegalisht

0
186

Ndonëse kufinjtë janë mbyllur emigrantët shqiptarë sërish udhëtojnë drejt tyre për të hyrë në tokën shqiptare duke sfiduar autoritetet . Mbi 30 persona kanë tentuar të kalojnë kufirin në Kakavijë ku nga këta 6 veta janë kthyer mbrapsht për në Greqi pasi nuk kanë qenë të pajisur me lejen përkatëse. 10 persona u kapën nga patrullat e Policisë Kufitare në territorin shqiptar pasi kishin hyrë ilegalisht duke u ndëshkuar me gjoba dhe mëpas janë shoqëruar për vetkarantinim në banesën e tyre.Gjithashtu 10 persona të tjerë që kanë qenë të pajisur me leje të autorizuar pra nga shteti grek, janë lejuar të kalojnë kufirin ndërsa ende në zonën neutrale ka emigrantë që presin të kalojnë kufirin drejt tokës shqiptare.
. Ndërsa pritet ende të shihet se çfarë vendimesh do të merren.Deri tani është deklaruar që nuk do të lejohet asnjë emigrant i cili nuk ka një arsye të fortë për tu kthyer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here