Me armë në makinë, ndalohet deputeti grek dhe polici që e shoqëronte

Një polic dhe një deputet grek janë shoqëruar në Komisariat pasi u ndaluan nga një postobllok policie. Polici që shoqëronte deputetin u arrestua pasi kishte një armë me vete, të cilën nuk e kishte deklaruar në doganë.

Deputeti grek u shoqëruar në polici dhe më pas është lënë i lirë. Mësohet se të dy ishin duke shkuar në Gjiroksatër për të marrë pjesë në ceremoninë e të 40-ave të Konstandinos Kaçifas.

Ende nuk dihet identiteti i deputetit apo i policit që tashmë është arrestuar nga pala shqiptare.                                                                                                      NJOFTIMI I PLOTË: Policia arreston në flagrancë një shtetas grek me detyrë punonjës policie.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment