“Më kanë vjedhur paratë”, 42-vjecari nga Tepelena arrestohet për kallëzim të rremë

0
155

Skenari për të mashtruar policinë ka shkuar keq për një 42-vjeçar në Tepelenë. Ai ka marrë në telefon uniformat blu duke deklaruar se i kanë vjedhur paratë në banesë.

Menjëherë policia i ka shkuar në shtëpi për të nisur hetimet në lidhje me denoncimin e tij.

Gjatë kontrollit, ata kanë gjetur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë model 56. 42-vjeçari A.S., është vënë në pranga.

Ky shtetas u arrestua pasi ka njoftuar shërbimet e Policisë, duke pretenduar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë, por nga veprimet hetimore rezultoi se ai kishte bërë deklarim të rremë para punonjësve të Policisë.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here