Me shpejtësi dhe të dehur, policia: Festoni, por mos e teproni, po ju monitorojmë

Ditë festive, njëkohësisht dhe fundjavë. Policia e shtetit thotë se për shkak të shtimit të lëvizjeve në akset rrugore ka shtuar kontrollet duke përdorur 6 radarë për të parandaluar aksidentet.
Po kështu kontrollet janë përqendruar edhe në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale duke “përdorur dhjetëra akooltestues, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur”.
Prej mëngjesit të sotëm e deri në pasditen e sotme, në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, “mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”.
Policia rrugore paralajmëron se do jetë prezente kudo, me radarë e dragera, jo për të shtuar numrin e gjobave, por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë, nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat dhe normat e sjelljes në rrugë.
“Gëzuar Vitin e Ri, festoni, shijoni fundjavën, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës suaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”mbyllet apeli.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment