Media franceze për Shqipërinë: Në Evropë shëtisin vetëm me “Mercedes”

Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por “Le Point”, portali francez, ka renditur 5 gjëra të çuditshme, ku sipas saj janë zakone të një populli si Shqipëria, një vend i lidhur thellë me Evropën, banorët e të cilit ishin ndarë gjatë shekujve nga sundimi osman dhe pastaj nga diktatura komuniste.

Me Mercedes nëpër Evropë, pasioni i shqiptarëve.

Makinat e tipit të fundit janë pasioni i shqiptarëve. Vizitorët gjithashtu kur shkojnë në Shqipëri shikojnë nëpër makinat e shqiptarëve flamurin kuqezi me shqiponjën dy krenare, por edhe flamurin e Bashkimit Evropian. Të izoluar nga pjesa tjetër e botës nën sundimit komunist, “shqiptarët janë të obsesionuar me Evropën, për ta Evropa është një dashuri e sëmurë, por edhe një model i vërtetë”, thotë shkrimtari Ismail Kadare.

Turizmi, një sektor premtues, por i shfrytëzuar

Deti, malet, lumenjtë, vendet e lashta ose osmane, bunkerët komunistë u shndërruan në restorante: Shqipëria ka gjithçka për të tërhequr turistë. Ky potencial nuk është shfrytëzuar për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme të hoteleve dhe rrugëve. Ky vend prej 2.9 milion banorësh tërhoqi 4.6 milionë vizitorë në vitin 2016, sipas Ministrisë së Turizmit.

Një emigrim masiv

Sipas gazetës Monitor, Shqipëria ka norma të konsiderueshme emigrimit, prej 1.2 milion njerëz. Për këtë fajësohet  standardi i ulët i jetesës me një (pagë mesatare prej 355 euro), sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INSTAT). Papunësia prek një në tre të rinj. Në fillim të viteve 1990, mosha mesatare ishte 28 vjeç, më e vogla në Evropë. Ajo tani 37-vjeç, sipas INSTAT.

Evropa perëndimore, veçanërisht Gjermania dhe Franca, u përballën me një fluks masiv të azilkërkuesve shqiptarë. Fenomeni, megjithatë, po zvogëlohet, edhe ende asnjë shifër nuk është bërë publike.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment