Media greke/ Edi Rama po e çon Shqipërinë në konfliktit civil

Situata politike në vend ka tërhequr jo pak vëmendjen e mediave të huaja.

Në një shkrim me titull ‘Shqipëria në prag të konfliktit civil’, media greke ‘Protothema’ shkruan se problemet në Shqipëri mund të rriten për shkak të krizës politike. ‘Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë duket se ka udhëhequr politikën shqiptarë në humnerë. Opozita dhe mijëra shqiptarë kanë protestuar, herë pas here në demonstrata të dhunshme dhe një reagim të ashpër nga ana e policisë së shtetit.

Ata kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie kalimtare e cila do të sjellë rend në vend dhe do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqiptarët janë të frikësuar. Ndërsa 30 qershor po afrohet, vendi po i afrohet një konflikti civil.

Arroganca dhe kokëfortësia e Edi Ramës mund të kenë efekte dhe pasoja serioze për vendin, i cili aktualisht nuk ka sistem efektiv gjyqësor, parlament legjitim dhe pa dialog politik. Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë, po bën thirrje për reflektim dhe dialog dhe përgjegjësi nga qeveria dhe partitë politike, por situata ende duket kaotike’, shkruan Protothema.

Madje Protothema shkon më tej duke thënë se ka qenë pikërisht problemi i trafikut të drogës që solli FRONTEX në kufirin Shqipëri-Greqi.

‘Shumë gazetarë të huaj kanë qenë dëshmitarë të laboratorëve të drogës të dorës së parë dhe fushave të kanabisit të shpërndarë nëpër të gjithë vendin. Autoritetet greke dhe italiane në shumë raste kanë konfiskuar shpesh në kufijtë e tyre kanabis dhe barna të rënda. Kjo ka qenë një barrë për këto vende pa asnjë ndihmë nga autoritetet shqiptare. Për këtë arsye, FRONTEX nisi patrullimin kufitar të kufirit Shqipëri-Greqi.

Image

Zbatimi i Marrëveshjes Shqipëri-Frontex filloi kohët e fundit. Një rast i pashembullt për mbrojtjen e një vendi jo anëtar-BE. 50 oficerë FRONTEX janë vendosur tashmë në kufirin e gjelbër të Shqipërisë dhe Greqisë. BE duket e shqetësuar me kufijtë shqiptarë që shkakton rreziqe serioze për sigurinë e vendeve të BE’.

Për median greke, ‘duket se një konflikt i tillë serioz ka të njëjtin autor dhe zgjidhje: Edi Rama. Një njeri e ka çuar vendin në krizë dhe duket se ai mund të jetë zgjidhja qoftë duke dhënë dorëheqjen ose duke lejuar një qeveri kalimtare’.

Ditët e ardhshme vijon shkrimi janë thelbësore për Shqipërinë, stabilitetin, integrimin dhe mirëqenien e vendit.

‘Nëse nuk vendos për këtë, në ditën e zgjedhjeve, në 5000 qendra zgjedhore, secila e ruajtur nga vetëm dy oficerë policie për shkak të kapacitetit të kufizuar të policisë shtetërore shqiptare, kaosi dhe dhuna do të ndezin një flakë që do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për t’u përmbajtur dhe vendi mund të hyjë në një konflikt serioz civil që mund të ndikojë në vendet fqinje’.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment