Media pro Trump: RAMA po con Shqipërinë në pikën ZERO

Media amerikane Breitbart NEWS e njohur si një media pro presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar një shkrim për ndikimin e Sorosit në politikën shqiptare, lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama, vizitën e kreut të opozitës në Washington dhe mbështetjen që Basha ka marrë nga senatorët dhe kongresmenët për kauzën e opozitës.

Shkrimi i plotw i Breitbart NEWS:

Lideri i opozitës në Shqipëri, tha për agjencinë e lajmeve Breitbart News këtë të premte se demokracia në vendin e tij është në një rrezik të madh, pasi Kryeministri i majtë, Edi Rama ka lejuar korrupsionin dhe krimin të lulëzojë.

Shqipëria është në një situatë të vështirë dhe të paprecedentë, në një krizë politike, që vjen nga krimi i organizuar i cili gjendet deri në strukturat më të larta të shtetit, dhe sundon mbi ligjin dhe demokracinë’, tha Basha.

Problemi i bashkëpunimit të fshehtë mes politikës dhe krimit nuk është diçka e re për Ballkanin’, tha ai.

Por, e veçanta në Shqipëri është se promovohen drejtëpërdrejtë  njerëz me të dhëna kriminale të tmerrshme, të dënuar në vendet e BE-së për vepra penale  siç është trafikimi i drogës, prostitucioni, trafik njerëzish dhe vepra të tjera të krimit të organizuar’.

Banda kriminale dhe grupe të lidhura me terrorizmin drejtojnë ferma kanabisi dhe merren me shpërndarjen dhe magazinimin  e drogës duke patur imunitet nën qeverinë e Ramës, theksoi Basha.

Në 2016-ën, BBC nënvizoi çështen me titull ‘Kryeqyteti natyror i kanabisit në Evropë’.

Ndërkohë që Basha ishte në takimin e Washingtonit me liderat e kongresit, anëtarë të partisë së tij kanë mbajtur një protestë prej më shumë se 35 ditëshe kundër qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Një çështje tjetër e ndërlikuar është se Rama ka lidhje me financierë dhe agjentë ndërmjetës ndërkombëtar të George Soros, tha kreu i PD-së.

Ai tha se besonte se Rama ishte investim i Sorosit në Shqipëri dhe në Ballkan.

Basha tha se sulmet për Sorosin dhe mbështetja për Donald Trump e kanë kthyer atë në shenjestër të organizatave të pista të Sorosit:

Jam sulmuar me ligësi nga ai dhe njerëzit e tij dhe nga mediat ndërkombëtare gjithashtu sepse unë mbështes Trumpin’.

Rama ka punuar si anëtar i Fondacionit Soros në Shqipëri dhe Sorosi financoi një projekt dy vjeçar me qëllim që ta transformonte vendin në bashkëpunim me  Shkollën Kenedy të Harvardit të Qeverisë.

Gjatë disa muajve, zyrtarët e zgjedhur dhe liderët politikë nga vendet e huaja kanë ardhur tek unë me lajme zhgënjyese dhe raporte nga ShBA-ja në vendet e tyre përkatëse,”-shkruante Mike Lee.

Mike Lee shkroi një letër ‘ Kjo përfshin raportet e diplomatëve që luajnë rol favorizues në politikë, mbështetës ekstrem të fondeve të USAID-it dhe ndonjëherë aktivitete politike të dhunshme, Qeveria e ShBA-së po punon për të  zvogëluar ndikimet dhe prapambetjet në roliet drejtuese.

Edi Rama mund të jetë ndoshta lideri më anti-Trump në Evropë. Me kërkesën e Sorisit, thotë Basha, Rama shkoi te CNN për të deklaruar se zgjedhja e Trumpit si President ishte e frikshme.

Në prill të 2016-ës, Rama tha për Zërin e Amerikës:

Unë besoj se ata që zgjedhin Trumpin para meje në Shqipëri, pavarësisht ndryshimit mes tyre dhe meje, janë për t’u mëshiruar. Mes Bashës dhe Trumpit do të zgjidhja gjithmonë Bashën edhe pse në asnjë rrethanë nuk do ta votoja Bashën dhe për asnjë arsye, asnjëherë. Gjithësesi nuk është problemi im që Lulzim Basha, ose kushdo tjetër që zgjedh Trumpin  në vendin tim, është problemi i tij.

Kongresmeni Rohrabacher, i cili u takua me Bashën në Uashington, i tha Breitbart News se ai e çmon patriotizmin dhe përkushtimin që shikon tek Basha.

Ka arsye për të patur frikë për atë që po ndodh në Ballkan,” tha ish-fjalimshkruesi i Presidentit Ronald Reagan. Stabiliteti në atë pjesë të Europës varet nga një Shqipëri e qëndrueshme dhe që funksionon. Ka një shqetësim serioz për korrupsionin, tregtinë e drogës dhe terrozimin në këtë vend të rëndësishëm.

Nëse do ta mundim islamin radikal dhe do të kemi një Europë të qëndrueshme,  na duhet dikush që merr përgjegjësi. Lulzim Basha, të cilin e njoh prej kohësh, është pikërisht personi i duhur për të përmbushur këtë mision.

Basha tha se mesazhi i tij për amerikanët është se ata kanë investuar shumë për demokracinë, lirinë, dhe hapjen e Shqipërisë në këto 27 vitet e fundit.

Kërkoj mbështetjen dhe ndihmën e ShBA-së që të mund të ruajmë këtë investim, që të mund të vazhdojmë me përgjegjësitë tona si anëtarë të NATO-s,’ tha ai.

VINI RE: Ky shkrim është pronësi intelektuale e agjensisë së lajmeve Breibart.com

Burimi: Hashtag.al

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment