MEDIA TË BËN GJËMËN

0
178

Nga Telnis Skuqi/


Dorëzohet Golemi: “Ndihmat nuk janë të bashkisë, por të donatorëve”
Nga Telnis Skuqi
– Ne kemi listuar të gjithë familjet në nevojë, rreth 260 familje, dhe deri më sot janë shpërndarë 450 pako ushqimore me produktet e shportës, nga këto 320 pako në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa pjesa tjetër në njësitë adminstrative, – ka deklaruar sot Flamur Golemi, kryetari i emëruar i rilindjes për Bashkinë e Gjirokastrës gjatë një interviste të dhënë për “Euroneës Albania”.
Gjithashtu gjatë intervistës, kryebashkiaku i emëruar ka treguar se ndihmat humanitare që janë shpërndarë për familjet në nevojë gjatë dy javëve të fundit nuk janë kontribut i Bashkisë së Gjirokastrës, por i donatorëve të ndryshëm.
– Unë dua të falenderoj të gjithë donatorët, biznesmenët, të cilët na kanë mbështetur deri në këto momente, ndërkohë sot kemi thërritur mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe do t’i propozoj anëtarëve të këshillit një paketë solidariteti me 9 milionë lekë për të mbështetur të gjithë familjen në nevojë, – ka deklaruar Flamur Golemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here