Mediat greke ngren alarmin: 32 grabitje të armatosura në dy javë në zonat minoritare

0
125

Mediat greke shkruajnë se në dy javët e fundit, në zonat minoritare në jug të Shqipërisë , kanë ndodhur 32 grabitje të armatosura, duke frikësuar popullatën lokale, duke marrë shkas nga vjedhja e fundit në Finiq, Delvinë.
Sipas asaj që raportojnë mediat helene, situata ka bërë që kryetari i Bashkisë Finiq Leonidha Hriso të kërkojë ndihmën e Policisë së Shtetit.
Bashkia Finiq me anë të një njoftimi zyrtar ka publikuar shifrat e vjedhjeve të fundit në zonë.
Agresorët përpos vjedhjeve e grabitjeve të parave, kërcënojnë gjithashtu edhe të moshuarit. Mediat greke po ashtu nënvizojnë se gjendja e njëjtë e kriminalitetit për vjedhje është edhe në bashkinë tjetër të banuar kryesisht nga minoritarët në Dropull të Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here