Mediat ndërkombëtare japin alarmin: Trashëgimia nënujore e Shqipërisë po plaçkitet

Qindra artefakte romake dhe greke, si edhe anijet e lashta të mbytura nën bregdetin e vështirë për tu eksploruar, të Shqipërisë, janë në rrezik të bien pre e plaçkitësve apo gjuetarëve të thesarit nëse nuk mbrohen siç duhet, paralajmërojnë hulumtuesit dhe arkeologët.

James Goold, kryetar i Fondacionit Nautical të RPM në Florida, tha se objektet datojnë nga shekulli i 8-të (p. k.) deri në Luftën e Dytë Botërore. Organizata e tij e ka eksploruar shtratin e detit Jon nga kufiri grek deri në Gjirin e Vlorës, duke gjetur të paktën 22 varrime nga kohërat e lashta deri në Luftën e Dytë Botërore dhe qindra amfora antike. Ato enë të gjata dhe të ngushta mbartnin vajin e ullirit dhe verën përgjatë rrugëve tregtare midis Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, ku Shqipëria (Iliria), ishte një udhëkryq.

“Ka ardhur koha për të ndërtuar një muze për turistët shqiptarë dhe të huaj”, tha arkeologu shqiptar Neritan Ceka.

Disa amfore mund të jenë tashmë të plaçkitura, ato janë parë jo rrallë si aksesorë zbukurimi në restorante përgjatë vijës bregdetare.

Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj e pasur nënujore, të lënë pas dore nga regjimi i saj i mëparshëm komunist, por ruajtja ende merr fonde të pakta nga qeveria në një nga vendet më të varfra të Evropës.

Ardhja e anijes kërkimore të Hercules RPM 11 vjet më parë ishte “një revolucion i vërtetë”, tha Ceka, duke lavdëruar zhytësit e saj profesionistë, teknologjinë e lartë dhe mjetet nënujore.

RPM dhe një ekspeditë e përbashkët shqiptaro-italiane janë përpjekjet e vetme shkencore nënujore në Shqipëri deri tani. RPM beson se është koha për të shqyrtuar mundësitë e gërmimit të mbytjeve, një proces financiarisht të shtrenjtë dhe shkencërisht delikat.

David Ruff, një ish-komandant i një nëndetëse bërthamore, tha se “një prej gurëve të vërtetë të Shqipërisë është vendi i Butrintit – i mbrojtur nga UNESCO në Shqipërinë jugore pranë kufirit grek”.

Ai tha se, “Ka një mjedis të veçantë në Shqipëri, sepse bregu ka qenë i mbrojtur për kaq shumë vite”. /Marrë nga Associated Press

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment