Medvedev në Beograd, dekonspiron planin e Ramës për integrimin e Shqipërisë nën ombrellën ruse

0
144

Vizita e djeshme ne Beograd e kryeministrit rus Dimitrij Medvedev, po formeson idene e Serbise per orjentimin e Ballkanit Perendimor jo drejt BE, por ne drejtimin lindor.

“Shengeni” ballkanik ka kete qellim qe te integroje Shqiperine nen ombrellen ruse permes Serbise. Ish kryediplomati shqiptar Tritan Shehu, permes nje postimi ne rrjetin social FCB, sqaron se “Shengeni” ballkanik po i del tymi tek Unioni Euroaziatik i formesuar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Sipas zotit Shehu, firmosja nga Beogradi e Traktatit me Unionin e Putinit, i ngjashem ky ne terma me “Shengenin” Rama-Vucic, ben qe dhe ky i fundit me firmetaret e tij te lidhet direkt apo indirekt me Rusine, duke tentuar te shtyjne Shqiperine dhe Rajonin, drejt Lindjes nepermjet Serbise.

Postimi i plote i zotit Shehu ne FCB.

“Shengenit” ballkanik te Rama-Vucic po i «del tymi» tek Unioni Ekonomik Euroaziatik i Putinit.
Prej dje Medvedev eshte ne Beograd ku midis shume mareveshjeve konfirmohet edhe firmosja nga Serbia me 25 tetor ne Moske e Traktatit me ate Union.
Megjithese firmosja e atij Traktati nuk eshte pritur mire nga ShBA si dhe nga Brukseli per papajtushmeri me antaresimin ne BE dhe demtim te integrimit europian te Rajonit, Serbia nuk terhiqet nga rruga drejt Moskes.
Nderkaq me pare Rama ka firmosur ne Serbi vetem me Vucic e Zaev e pa asnje prezence te Brukselit, nje dokument komprometues per nje «Shengen» ballkanik, alias «Jugosllavia e Re».
Tashme firmosja nga Beogradi e Traktatit me Unionin e Putinit, i ngjashem ky ne terma me «Shengenin» Rama-Vucic, ben qe dhe ky i fundit me firmetaret e tij te lidhet direkt apo indirekt me Rusine, duke tentuar te shtyjne Shqiperine e Rajonin drejt Lindjes nepermjet Serbise.
Te tilla politika te jashteme e Rajonale ne kundershtim me interesat tona jetike, europiane e Perendimore, duhen ndalur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here