Memaliaj/ Kultivoi lende narkotike , arrestohet

0
134

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi ky shtetas në bahçen e banesës ka tentuar të kultivojë bimë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here