MEMALIAJ/ Nën hetim dy punonjës administrate për shpërdorim detyre

0
162

Dy punonjës të administratës në Njësinë administrative Krahës janë nën hetimin e Prokurorisë së Gjirokastrës me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasit A.D dhe V.K, vjeç 58 e 48, banues në fshatin Krahës dhe Tepelenë.

Sipas informacioneve zyrtare nga uniformat blu, dy punonjësit aktualë të kësaj njësie administrative kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke të shtetasit A.R, vjeç 66, banues në fshatin Lulëzim.

Me anë të falsifikimit të dokumentave ata kanë bërë kthimin e tokës private, truall, në pronë shtetërore, pemëtore.

Prokuroria e Gjirokastrës vijon hetimin e çështjes, ndërkohë që dy punonjësit ushtrojnë ende detyrat e tyre funksionale në zyrën e regjistrimit të pasurive në njësinë administrative Krahës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here