Memaliaj/Po ktheheshin nga puna si u aksidentuan për vdekje dy mësuesit

0
177

Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy personave në aksin rrugorë Memaliaj-Krahës pasi makina “Mercedes” me targa TP0700B ka rënë në kanal.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin para se të përplasej në kanalin anë rrugës.Një nga viktimat është identifikuar si L.Sako ndërsa së bashku me të ka gjetur vdekjen edhe një grua e moshës 35-vjeçare.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mogila 2 km larg qytetit të Memaliajt.
Njoftimi i policisë
Memaliaj/ Informacion paraprak.
Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here