Memaliaj/Policia e Shtetit “lufton” krimin dhe arreston një të ri pse qarkullonte me motocikletë pa targa

0
150

Kush thotë që policia nuk “lufton” krimin gabohet.

Rasti më flagrant i luftës së Policisë së Shtetit ndaj “kriminelëve” është fiksuar në qytetin e Memaliajt, ku kanë arrestuar një 30 vjecar pasi qarkullonte me një motocikletë pa targa.

“Investimi” i Policisë së Shtetit kundër krimit, reflektohet tek këto aksione “blic” që cojnë në rrjetë “peshq” të mëdhenj të krimit.

Valter Kalemi 30 vjecar, ka pasur fatin e tij të keq që të arrestohet mu në qendër të qytetit të Memaliajt, pasi qarkullonte me një motocikletë pa targa.

Kaq ka mjaftuar që ai të arrestohet ndërkohë që Policia e Shtetit, nuk arreston individë të lidhur me krimin që shëtisin të lirë ditën me diell madje edhe në kërkim policor.

Ka dhe nga ata që janë në kërkim policor që punojnë në administratën publike por Policia e Shtetit nuk i zbulon dot sepse merret me luftën ndaj krimit që del në rrugë me motocikletë pa targa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here