Memaliaj/Aksidenton te moshuarin, prangoset Klement Sinani

0
700

Një i ri nga qyteti i Memaliajt, ka aksidentuar mjaft rëndë një pensionist në moshë madhore. Klement Sinanaj mesditën e sotme, ka qenë duke qarkulluar me automjetin e tij tip FIAT punto me targa AA763AZ nëpër rrugët e brendshme të qytetit të Memaliajt. Sipas informacioneve nga Policia e Tepelenës, gjatë lëvizjes në një prej akseve dytësore në qytet, mjeti i drejtuar nga Sinanaj, ka përplasur Ramadan Llano 75 vjecar i cili sapo kishte dalë nga një lokal ku kishte blerë ushqime. Goditja ka qenë shumë e fortë me pjesën e parakolpit të automjetit, aq sa e ka lënë pa ndjenja të moshuarin. Ky i fundit, është dërguar nga dëshmitrarët okularë me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje të mëtejshme. Gjendja shëndetësore e të moshuarit, ka qenë mjaft kritike dhe për rjedhojë ai është dërguar në orët e drekës, drejt kryeqytetit me helikopter. Ndërkohë që Policia e Tepelenës, ka arrestuar Klement Sinanin për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ky është aksidenti i dytë në katër ditët e fundit ku objekt janë të moshuarit ku në rastin e parë, gruaja e një biznesmeni nga Gjirokastra, aksidentoi për vdekje një 63 vjecar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here