Mënyra më e mirë për të pastruar frutat dhe perimet nga pesticidet

Një dietë e pasur me fruta dhe perime shumëngjyrëshe luan një rol kyç për shëndetin. Por duhet të dini që frutat dhe perimet përmbajnë pesticide të ndryshme, të cilat janë shumë të rrezikshme për shëndetin.

Pesticidet përdoren për të mbrojtur bimët nga efektet e dëmshme të barërave të këqija, sëmundjeve të bimëve dhe insekteve. Pasi i blejmë këto ushqime dhe thjesht i shpëlajmë, kimikatet mund të jenë reduktuar por jo zhdukur plotësisht. Këto kimikate arrijnë në zorrën e trashë dhe mbeten atje, duke e bërë zorrën e trashë toksike dhe dalëngadalë duke helmuar trupin.

Frutat dhe perimet nuk këshillohet të lahen me sapun apo detergjentë, sepse do humbisnin vlerat ushqyese dhe nuk do t’i bënin mirë organizmit.

Për të larë frutat dhe perimet nga pesticidet po ju paraqesim këtë mënyrë:

  • 1 lugë çaji uthull
  • 1 lugë çaji limon
  • 1 filxhan ujë

Hidhni të gjithë përbërësit në një shishe sprucuese. Spërkatni frutat dhe perimet me këtë lëng që përgatitët dhe lërini për 5 minuta. Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm.

Një gjysmë gote uthull në një tas të madh mund t’ju ndihmojë që të largoni pesticidet nga perimet dhe frutat që doni të pastroni. Duke i lënë në këtë ujë me uthull për 15 minuta, shkatërrohen rreth 98 për qind e baktereve dhe pesticideve.

Ndërsa, skuqja me vaj dhe larja me ujë të valuar mund të heqin përkatësisht 90 për qind dhe 80 për qind të mbetjeve.

Sekreti qëndron edhe te larja mbi 30 sekonda e frutave dhe e perimeve duke i fërkuar gjatë pastrimit, pa qenë e nevojshme që të përdorni ndonjë gjë shtesë. Pastrimi me ujë mund të heqë mbetjet e pesticideve në sipërfaqet e frutave dhe perimeve, por kur pesticidet kanë depërtuar brenda, është e nevojshme që të qërohet edhe lëkura e tyre. Në këtë mënyrë, kur qëroni lëkurën e patateve mund të largoni mbi 70 për qind të pesticideve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment