Merkel humbet Berlinin.

0
297

Partia Kristiandemokrate e Merkel-it nuk duket se do të mund të qeverisin sërish në Berlin sëbashku me socialdemokratët (SPD), pasi në zgjedhjet e djeshme, për anëtarët e parlamentit të landit të Berlinit, kanë humbur. Të paktën këto janë parashikimet e sondazheve paraprake të zgjedhjeve të së dieles. Humbja e elektoratit për Merkel, është e para më e thella që pas vitit ‘90 kur qytetarët e Berlinit, i thanë një JO të fortë programit të saj mbi mikëpritjen e emigrantëve.

Mesa duket është e njëjta situatë që përsëritet, pasi partia e krahut të djathtë, “Alternativa për Gjermaninë”, e cila ka bërë fushatë me një program kufizimi për emigrantët, ka fituar terren të konsiderueshëm. Nëse rezultatet e exitpolleve do të përkojnë me ato të zgjedhjeve, e vetmja alternativë që Merkel të drejtojë Berlinin është krijimi i një koalicioni tripartiak me socialdemokratët dhe partinë e majtë të së gjelbërve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here