Merr fund ‘arratia’ e ish-kryeprokurorit/ Arrestohet në Itali Adriatik Llalla

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për shpërdorim detyre, është arrestuar në Romë të Italisë, ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Më 8 Tetor, SPAK shpalli në kërkim ndërkombëtar, ish-kryeprokurorin pasi nuk u gjet nga efektivët gjatë kontrollit në banesën e tij. Nga verifikimet, rezultoi se Llalla ishte larguar jashtë vendit vetëm disa ditë para se të shpallej në kërkim.

Gjykata e Posaçme dënoi ish-kryeprokurorin me dy vite burg për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, ndërsa iu hoq edhe e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite dhe u vendos konfiskimi për një pjesë të pasurisë.

Adriatik Llalla u bë zyrtari i parë shqiptar që u dënua përfundimisht me dënim me burg.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment