“Mësim i alternuar nga 1 dhjetori”, reagon Basha: Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë

0
180

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e pjesshme të shkollave nga 1 dhjetori, për shkak të përkeqësimit të situatës nga Covid-19 në Shqipëri.
Sipas Bashës, Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë, pasi ai vetë ka deklaruar në publik se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”.
Mund t’ju interesojë gjithashtu
“Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”.
Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan.
Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!” , shkruan Basha në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here