Meta i kërkon KLSH-së nisjen e auditimit në shoqërinë “Albcontrol”: Aktorët të reflektojnë

0
157

Presidenti Ilir Meta i kërkon Kontrollit të Lartë të Shtetit nisjen e auditimit të plotë në shoqërinë “Albcontrol”. Kjo kërkesë vjen pas situatës së krijuar në Rinas nga protesta e kontrollorëve. Kreu i Shtetit nënvizon roli që ka Albcontrol lidhet direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me garantimin e shërbimeve për udhëtarët dhe qytetarët shqiptarë.

Meta i kërkon KLSH-së që auditimi të bazohet në pikat si më poshtë:

 –   mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie;

–  respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese;

–   përdorimin e fondeve publike;

–   respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe

–   çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të “Albcontrol”.

Presidenti i kërkon autoriteteve respektive të marrin të gjitha masat për të rifilluar funksionimin e monitorimit ajror dhe të shërbimeve aeroportuale. Gjithashtu apelon për reflektim nga të gjithë aktorët e përfshirë , duke theksuar se është i gatshëm në çdo moment të thërrasë një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here